Reali kërkon Suarezin

Nga Express më 11 shtator 2011 në ora 16:03
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, është duke u monitoruar nga Real Madrid që planifikon të paraqet ofertë prej rreth 35 milionë funte për uruguaianin gjatë afatit kalimtar të janarit, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle El Mundo Deportivo.
Presidenti i Realit Florentino Perez synon të sjell një sulmues me emër në janar dhe Jose Mourinho thuhet se ka vendosur të mos e ndjek më talentin e Santosit, Neymar dhe 24 vjeçari nga Anfield Road kryeson në listën e kërkesave të strategut portugez.