Arshavin është kthyer në formë

Nga Express më 11 shtator 2011 në ora 15:22
Pas golit të tij të fitores në ndeshjen ndaj Swansea City, menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger beson se Andrei Arshavin është kthyer në formën e tij më të mirë.
“Arshavin ka shpirt të shkëlqyeshëm. Ju duhet ta shihni duke u stërvitur, qëndrimi i tij është fantastik pro ai kishte humbur besimin për një kohë dhe kjo ndikoi në paraqitjet e tij. Por, tani mendoj se ka kthyer besimin e plotë”, tha Wenger pas fitores 1-0 ndaj Swansea City, e para e tyre në sezonin e ri në Premierligë.