Pakult: Shpresat e Austrise, me pantofla fitojne ndaj Shqiperise
Peter Pakult, trajneri i Rapidit te Vjenes dhe i lojtarit te kombetares sone, Hamdi Salihi ishte kandidat pak kohe me pare per te marre drejtimin e kombetares sone. Pas barazimit te fundit te Rapidit me Laskin 3-3, ku golin e fundit te ndeshjes e shenoi sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi, trajneri i klubit austriak qe drejton edhe ekipin shpresa, ka habitur mediat e vendit te tij, kur ka deklaruar se me 13 nentor Austria do te fitoje edhe me pantofla ne Shqiperi. Shqiperia eshte mundur ne ndeshjen e pare, duke pesuar tre gola brenda 45 minutave loje, ndaj edhe kjo e ka bere me te sigurt per trajnerin nje tjeter fitore ne ndeshjen e radhes. Ekipi yne shpresa, ndodhet ne vend te parafundit dhe ka shenuar vetem nje fitore me Azerbajxhanin, ndersa takimet e tjera te vlefshme per eliminatoret e evropianit i ka humbur te gjitha. Austria synon kualifikimin dhe pretendon nje fitore, qe per trajnerin Pakult duket e lehte, ndryshe nga mediat qe kane kritikuar menjehere deklaraten e tij. "Hamdi Salihi, nje ish-sulmues i ekipit shpresa te Shqiperise, me pantofla shenoi dhe shpetoi Rapidin nga humbja e fundit", - ironizohej ne nje nga mediat austriake, para ndeshjes se ekipeve shpresa te Shqiperise dhe Austrise.