E Shtunë, 31 Tetor 2026

La Toya: Michael Jackon është vrarë

Michael Jackson u vra nga një bandë trazuese parazitësh e tërhequr nga lakmia për fitime, konfirmoi motra e tij La Toya për dy të përjavshmet britanike ''The Mail on Sunday'' dhe ''News of the World''. Joe, babai i Michael Jackson, kishte theksuar se djali i tij, i cili vdiq më 25 qershor për shkaqe ende të panjohura, ishte viktimë e një vrasjeje, në një intervistë për stacionin televiziv amerikan ABC. Motra e yllit të popit deklaroi në shtypin britanik se kishte kërkuar një autopsi private dhe se ishte e vendosur të mësonte mbi shkaqet e vdekjes së vëllait.
"Kam një ide fikse mbi përfundimet e autopsisë". "Mendoj se Michael është vrarë, e kam ndjerë që në fillim'', konfirmoi ajo.
"Nuk është vetëm një person që është përfshirë në këtë ngjarje, është një komplot personash. Ai ishte i rrethuar nga njerëz të këqinj. Michael ishte një njeri shumë i ëmbël, pa histori, i dashur. Njerëzit kanë përfituar'', theksoi La Toya Jacskon."Kishte muaj që më është thënë, që Michael do të vdesë para se të zhvillojë koncertin në Londër, sepse ai ishtë i rrethuar nga njerëz që nuk mbronin vërtet interesat e tij me zemër''. "I kam thënë familjes time qe prej një muaji që ai nuk do të shkojë kurrë në Londër", shtoi La Toya. La Toya akuzoi "grupin e parazitëve" se kishin shkuar shumë larg familjes së tij dhe miqve të tij dhe se e kishin detyruar me forcë të nënshkruajë për 50 koncerte gjatë kthimit të tij në skenën e Londrës. La Toya u betua se do t'u shkojë deri në fund gjërave.
"Nuk do të ndalem deri sa të gjej përgjegjësit e vdekjes se Michaelit. Pse ata kanë shkuar përtej familje? Nuk është çështje parash. Kërkoj drejtësi për Michaelin. Nuk do të resht deri sa të zbuloj se çfarë dhe kush e vrau tim vëlla", theksoi La Toya

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›