E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia e rajonit në krizë, Shqipëria dhe Kosova të vetmet në rritje

Parashikimet e institucioneve financiare ndërkombëtare tregojnë për rënie ekonomike në vitin 2009 pothuaj në të gjitha vendet e rajonit, me përjashtim të Shqipërisë dhe Kosovës që pritet të shënojnë norma pozitive të rritjes ekonomike. Por, sipas drejtuesve të Bankës Qendrore të Kosovës, efektet e para të krizës janë ndier edhe në kwtw vend nëpërmjet rënies së kërkesës së përgjithshme për mallra dhe shërbime. Zëvendësguvernatori i BQK-së, Gani Gërguri ka thënë se efektet e krizës në një masë janë duke u manifestuar, fillimisht me rënie të kërkesës së përgjithshme, por ato nuk janë të përmasave të vendeve tashmë të prekura nga kriza globale. Gërguri deklaron se Kosova ka një sistem financiar tw qwndrueshwm, i cili ka vazhduar të funksionojë në mënyrë normale, përkundër rrethanave të jashtme jo të favorshme.
Sipas tij, sektori që dominon sistemin financiar në Kosovë, pra ai bankar, varësisht nga niveli i ekspozimit, mund të jetë mjaft i ndjeshëm ndaj zhvillimeve në sektorin e jashtëm, megjithatë pwr momentin është i sigurtw. Stabiliteti i sektorit bankar të Kosovës, sipas zvguvernatorit, i atribuohet politikave të BQK-së dhe të vetë bankave komerciale, të cilat kanë aplikuar politika më konservative, por që kanë vendosur baza të forta të një sistemi bankar të shëndoshë. Qeveria e Kosovës ka ndarë një fond prej 200 milionë eurosh për vitin 2009, i cili mund të përdoret në rast të ndonjë krize financiare. I vetmi sektor që është prekur nga kriza është Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, vlera e mjeteve të të cilit ka rënë si rezultat i rënies së çmimeve të aksioneve në tregjet ndërkombëtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›