E Shtunë, 31 Tetor 2026

Labi, në koncerte bamirësie

Labinot Tahiri është një nga këngëtarët që vitin e kaluar e ka përmbyllur në krye të listës së këngëtarëve shqiptarë më të paguar, në sajë të koncerteve të mbajtura  kryesisht në shtetet evropiane ku jetojnë mërgimtarët shqiptarë.

Përveç  faktit se është ndër më të paguarit, Labi shquhet edhe për angazhimin e tij në aktivitete të ndryshme bamirësie.

Këtë herë,  i ka dalë në ndihmë një vogëlushi nga Ferizaji, duke performuar në dy mbrëmje muzikore, një në Ferizaj e tjetra në Prishtinë, me qëllim mbledhjen e mjeteve për shërimin e tij.

Mbrëmja e parë mbahet sonte në Ferizaj, ku mes tjerësh, nismës humanitare i janë bashkuar edhe Ermal Fejzullahu  dhe Kaltrina Selimi. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›