E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihanna, inspirim për ta mësuar gjuhën angleze

Rihanna është këngëtarja më e famshme për inspirim tek njerëzit për ta mësuar gjuhën angleze, sipas disa studimeve të fundit. 

Një kërkim i realizuar nga Kaplan International Colleges, i cili merret me kurset e gjuhës angleze, ka treguar se një numër i madh i njerëzve e mësojnë anglishten vetëm për të kuptuar tekstet e këngëve të Rihannas-s.

Kaplan ka realizuar këtë studim duke intervistuar 1.213 njerëz të cilët e flasin anglishten dhe nuk e kanë gjuhë amëtare dhe kanë kuptuar se më shumë se 52% e tyre e kanë mësuar të ndikuar nga personazhet e famshme.

Rihanna është në krye të listës derisa pas vetës ka lënë yje të muzikës siç janë Katy Perry, Beyonce dhe Eminen. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›