E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laborantet dentare, 800 punojne pa licence

Sonila Isaku
Laborantet dentare, te cilet vijne nga vendet e huaja, kryesisht turq, nuk kane nje licence pune per te ushtruar profesionin ne vendin tone. Pas nje inspektimi qe ka kryer sektori stomatologjik ne Ministrine e Shendetesise, ka rezultuar se vetem ne Tirane jane rreth 800 klinika private dentare te palicencuara. Sipas specialisteve, ne keto klinika punojne laborante dentare te huaj, te cilet kane vetem diplomen e formimit profesional, por jo te drejten e ushtrimit te profesionit te tyre. “Nga disa sinjalizime qe patem, nisem inspektimet ne te gjitha klinikat dentare, te cilet kane te punesuar laborante, apo edhe ne ato klinika, te cilat punojne thjesht si laboratore dentare. Nga ky inspektim rezultoi se jane rreth 800 klinika dentare te palicencuara”, deklaroi dje Ciljeta Pasholli, specialiste e sektorit stomatologjik ne Ministrine e Shendetesise. Sipas saj, kontrollet do te vazhdojne per te verifikuar te gjitha rastet, nderkohe qe jane mbyllur tre klinika ne qytete te ndryshme.
Sektori i licencimit ka te regjistruar vetem 600 klinika dentare, por mendohet qe mbi 800 klinika stomatologjike te jene ende ne te zeze. “Deri me tani na rezultojne te licencuara ne kryeqytet vetem 600 klinika. Ndersa per pjesen tjeter, qe nuk zbaton ligjin, do te merren masa ndeshkuese, qe arrijne deri ne mbylljen e tyre nese nuk kryejne procedurat e kerkuara”, nenvizoi Pasholli. Sipas saj, ende nuk jane percaktuar masat e gjobave, te cilat do te vendosen per shkelesit e ligjit. Por, per ato klinika, te cilat kane nje kohe te gjate qe punojne dhe nuk kane kryer asnjehere procedurat e licencimit, do te kete mbyllje te aktivitetit.
Tashme pritet qe Ministria e Shendetesise te percaktoje harten e shperndarjes se ketyre klinikave dhe do ta marre masa drastike. Marrja e sinjalizimeve do te jete nga vete pacientet apo edhe nga klinika te tjera, te cilat zbatojne procedurat ligjore, nderkohe masat qe do te merren per shkelesit e ligjit do te jene nga me te rreptat te vendosura deri me tani nga institucionet shendetesore. Por, sipas specialisteve te sektorit stomatologjik ne Ministrine e Shendetesise, ky numer i madh i laboranteve te palicencuar vjen edhe sepse cdo vit diplomohen shume te tille. Studimet per nje laborant dentar zgjasin vetem dy vjet, nderkohe qe numri i shkollave te licencuara nga Ministria e Arsimit eshte rritur nga viti ne vit. Inspektimet, mbyllin 3 klinika
Specialistet e sektorit stomatologjik kane detyruar tri klinika te vendosin drynat per te mos i hapur deri ne marrjen e licences. Pas sinjalizimeve te marra nga pacientet apo edhe individe te tjere, inspektoret kane kryer kontrollet per dokumentacionin ligjor. Nga keto kontrolle ka rezultuar se tre klinika ne Burrel, Lezhe dhe Tirane nuk ishin te pajisura me licence. Per kete arsye, inspektoret kane detyruar pronaret e tyre per t’i mbyllur ato, pasi mosplotesimi i kushteve ligjore sjell probleme te pacientet. Nese keta te fundit kane ankesa apo probleme me sherbimin qe kane marre, institucionet e larta shendetesore nuk mund te kontrollojne keto klinika qe punojne ne te zeze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›