Vogelushja me AIDS, demshperblim nga ministria
Familja Idrizi, me banim ne Belsh, te Elbasanit, mund te perfitoje demshperblim nga Ministria e Drejtesise. E drejta per kompensim lind nga procedurat qe jane perdorur per sigurimin e agjentit te testimit te gjakut nga dhuruesit. A. I., 2,5 vjece, u infektua me virusin e tmerrshem gjate marrjes se plazmes ne spitalin Pediatrik te Elbasanit. Plazma ishte perfituar nga nje studente e Universitetit “Aleksander Xhuvani” ne kete qytet, e cila ende nuk dihet se perse e ndermori nje hap te tille, duke rrezikuar shume jete njerezish. E mitura rezultoi seropozitive, pas identifikimit te studentes me SIDA nga Instituti i Shendetit Publik ne Tirane.
Sipas juristeve ne Elbasan, familja I., ka te drejte te kerkoje demshperblim nga ministrite perkatese. E para per faktin se ne sigurimin e agjentit ekzaminues jane perdorur metodat me tender. Ministria ka siguruar agjentin kimik me cmim me te lire, sepse nje procedure te tilla ja lejonte ligji. Per kete arsye lind dyshimi se agjenti kimik, qe identifikon semundjen, mund te kete qene i nje cilesie te dobet, edhe pse ai eshte blere nga kompani te njohura dhe me emer ne kete fushe. Sipas juristeve, per raste te tilla duhet te aplikohet metoda me tenderim te drejtperdrejte, me qellim qe dikasteri perkates te siguroje agjentin me te mire dhe te sigurt edhe pse ai mund te jete me nje cmim me te larte. Arsyeja tjeter se perse familja I., mund te perfitoje demshperblimin material, eshte edhe periudha e perdorimit te plazmes. Sipas te dhenave, plazma eshte injektuar ne trupin e se mitures ende pa kaluar periudha dritare. Kjo per arsye se ne Elbasan dhe mbare vendin, vihet re mungese e theksuar gjaku. Periudha dritare parashikon kryerjen e nje testi te dyte te gjakut ose plazmes se dhuruar pas nje periudhe 6-mujore. Nje gje e tille nuk eshte aplikuar ne kete rast, pasi ne banke ka pasur mungesa te theksuara te gjakut dhe plazmes. Per rrjedhoje, familja me banim ne Belsh te Elbasanit ka te drejten e perfitimit te kompensimit material, edhe pse shuma mund te rendoje ne arken e Ministrise se Drejtesise apo te ndonje ministrie tjeter. Nga ana e saj, familja kembengul ne dy gjera. Ne zbardhjen e se vertetes dhe ndeshkimin e autoreve, dhe ne kompensimin financiar. "Edhe nese realizohen keto gjera, ne nuk lehtesohemi nga hidherimi i humbjes se vajzes", u shpreh Violeta I. Fatos Salliu