E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: Do te rrisim pagat dhe pensionet

Kryeministri Berisha, deklaroi dje se projekt-buxheti i vitit te ardhshem, realizonte ne menyre te plote direktivat apo programin e mazhorances, te shpallur para qytetareve shqiptare gjate fushates elektorale. Duke folur perpara deputeteve te grupit parlamentar te PD-se ne lidhje me kete projekt, Berisha theksoi se nje tjeter synim i tij eshte mbeshtetja e fuqishme per procesin me kryesor te vendit, ate te integrimit evropian. Sipas Berishes, qeveria aktualisht parashikon nje rritje te te ardhurave prej 12% kete vit dhe per kete arsye, ajo eshte e afte te vazhdoje rritjen e pagave dhe te pensioneve edhe per vitin e ardhshem. "Ne do te vazhdojne me rritjen e ndjeshme te rrogave dhe pensioneve, sepse ne e kemi kete politike kryesore, do te vazhdojme me luften e pameshire ndaj varferise dhe mjerimit; do te vazhdojme me nje standardizim te ri te ndihmes ekonomike", deklaroi kryeministri Berisha. Ai ka kujtuar debatin per rritjen e rrogave, ku sipas tij, ne menyren me paradoksale, opozita beri thirrje qe nuk duhej te ndodhte kjo rritje. Madje u protestua. Por sipas tij, me gjithe krizen qe kishte mberthyer boten, "ne Shqiperi u be rritje me e fuqishme e rrogave ne tere historine e saj. Rritja e pagave ne muajin maj ka qene rritja me e madhe e rrogave qe eshte bere ndonjehere ne Shqiperi". Sipas tij, qeveria gjithashtu do te vazhdoje projektet e saj te medha ne infrastrukturen rrugore. Kryeministri theksoi se me kete projekt buxhet, do te realizoheshin vepra te medha si rruga e Arbrit, boshti i Jugut, boshti Qafe Plloce - Qukes dhe sapo te perfundoje projekti, do te filloje trajektorja me e shkurter Tirane - Elbasan.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›