Klintoni i Kosoves
Nga Shkelzen Maliqi
Ne vlugun e fushates zgjedhore, ardhja e ish Presidentit te SHBA-ve Bill Clinton me sebepin e inaugurimit te shtatores se tij, ishte nje ngjarje mjafte sensitive, qe ka mundur te behet pjese e hesapeve dhe manipulimeve te dy forcave kryesore qe garojne per vota. Njefaredore, LDK-ja ka qene nismetare e pervetesimit te admirimit ndaj Clintonit, me vete faktin se njeri nga bulevardet me te rendesishem te Kryeqytetit te Kosoves, qe me pare e mbante emrin e Leninit, u riemerua ne Bulevardi Clinton. Ne fushatat zgjedhore te mehershme edhe derisa Ibrahim Rugova ishte gjalle, e edhe pas vdekjes se tij, ky fakt theksohej si merite e vecante e LDK-se dhe e raporteve speciale mes ish Presidentit Rugova dhe Presidentit Clinton, si dhe te administratave te SHBA-ve ne pergjithesi. Kryeministri Thaci ishte kujdesur kesaj here, me rastin e inaugurimit te shtatores, qe kete "afri" simbolike te LDK-se me Clintonin, ta neutralizoje ose edhe ta ktheje ne favor te PDK-se, duke e marre patronatin mbi ndertimin e shtatores dhe te manifestimit te perurimit, nga Shoqata e Miqesise SHBA-Kosove, dhe duke e programuar qe manifestimi te ndodhe ne prag ose gjate fushates zgjedhore, qe edhe ia arriti. Nje kunderpeshe e fuqishme per pretendimet e LDK-se me efekte jo te pamenduara mire propagandistike, ka qene perzgjedhja e fotos se Clintonit qe ishte vendosur ne binen solemne, ne te cilen ai shihet me doren e ngritur saktesisht ne menyren se si pershendeten pdk-istet. Kjo foto e Clintonit, pra, te bente te asociosh se ai po e pershendet masen, jo vetem ate te tubuar ne sheshin Bill Clinton, por edhe auditorin e gjere televiziv, si dikush qe eshte me i afert me PDK-ne dhe Kryeministrin Hashim Thaci. Keto truce dhe marifete te vogla dhe te medha, te paevitueshme ne kontekstin ne te cilin jetojme, Presidenti Clinton arriti t'i tejkaloje me mjafte mjeshteri, - nuk jam i sigurt a e ka bere me vetedije apo thjesht nga qendrimi i tij i padjallezuar - duke i adresuar mesazhet e veta nese jo krejtesisht, atehere kryesisht, qytetareve te Kosoves, dhe jo partive e lidereve. Prezenca e balancuar e Presidentit Sejdiu dhe Kryeministrit Thaci, skenari i manifestimit qe me siguri ka qene i shoshitur mire edhe ne Ambasaden e SHBA-ve ne Prishtine, me elementet e balancimeve ne fjalimet, ku ka pas mjafte levdata per qeverine aktuale, por edhe per liderin historik Ibrahim Rugova, - levdata keto qe i pershtateshin momentin solemn, - nuk kane lene shume hapesire qe nga vizita e Clintonit te perfitojne as PDK-ja, e as LDK-ja. Thjesht, Clintoni deshi te demonstroje se eshte hero i krejt Kosoves, dhe jo i tarafeve qe po luftojne per pushtet. Dhe ne kete kontekst ishte mjafte indikative mungesa e Isa Mustafes, per vete faktin se ky monument i Clintonit po vendosej ne Kryeqytet dhe Kryetari i Prishtines eshte dashur te pakten te jete i ftuar si i pari i qytetit qe e nderon Clintonin me nje shtatore per se gjalli. Por, skenaristet jane kujdesur qe Mustafa te mos jete aty, sikunder as kunderkandidatet e tij ne fushate. Sa i perket vete shtatores, per te cilen ka pasur shume verejte nga komuniteti artistik dhe qytetaret qe kane pak shije, Presidenti Clinton ishte kujdesur, mbase ne dijeni edhe per kete, qe te "amnistoje" nga margjinalizimi autorin e shtatores, duke insistuar qe te paraqitet para publikut.
Monumentet publike shume shpesh nuk kane vlera te larta artistike, madje ndonjehere edhe jane fare pa keto vlera, sepse per porositesit dhe realizuesit me te rendesishme jane vlerat simbolike dhe mesazhet e adhurimit, sesa niveli i realizimit artistik. Te them te drejten, per mua as monumentet dhe shtatoret ne vete Kryeqytetin e SHBA-ve, Washingtonin, nuk kane vlera te medha artistike e as nuk shquhen shume ne ate qe quhet art publik, sepse jane krijuar edhe ato ne kushtet e dominimit te nje shije te perzier te politikaneve vendimmarres populliste, dhe jo me diktatin e shijes se larte te artisteve dhe kritikeve te shquar te kohes, edhe nese ata kane qene ne komisionet perzgjedhese. Ajo cka eshte per te kontestuar, jo vetem ne rastin e kesaj shtatoreje, por pothuajse e te gjitha veprave te monumenteve publike qe jane inauguruar koheve te fundit ne Kosove, eshte mosrespektimi i procedurave ne vendosjen e tyre, ku zakonisht arbitrarisht kapercehen fazat e miratimit dhe tenderimit dhe ato disi pikin si nga qielli dhe nuk respektohet e drejta e konkurrimit te barabarte te krijuesve. Keshtu edhe per shtatoren e Clintonit nuk dime nese ka pas ndonje konkurs qofte edhe intern, ku do te kishim edhe vepra tjera konkurruese, te pakten per nje vleresim krahasues, se mos eshte menjanuar ndonje veper me pak amatoreske. Nje porosi e qarte qe e nxora nga vizita e Clintonit, pa hyre ne analiza te prirjes se lidereve dhe ish lidereve per admirim nga masat qe mund te quhet sindrom i zbutur prej faraoneve, eshte e karakterit pozitiv: Clintoni, si ikone dhe hero nderkombetar i Kosoves, eshte i te gjithe qytetareve, jo i tarafeve. Dhe kjo beteje per qytetarin tani po zhvillohet edhe ne vete fushaten, ku p.sh. edhe Astrit Salihu, e edhe Isa Mustafa, po e potencojne gjithnje e me shume interesin e qytetarit te Prishtines, jo ate se a do te jete Prishtina e LDK-se apo e PDK-se. Sidomos Astrit Salihu insiston ne kete element, duke perseritur se nuk e ka per qellim qe pushtetin 10-vjecar te LDK-se, qe e cileson si te deshtuar, ta zevendesoje me pushtetin e PDK-se.