E Diel, 1 Nëntor 2026

Laburisti Broun bie pikiatë në sondazhe, thellon epërsinë konservatori Kameron

“David, mos bëj të njëjtat gabime që kanë bërë për arsye ideologjike qeveritë e mëparshme konservatore, Tori. Nuk mund ta hiqni tani spinën e mbështetjes për rritjen (ekonomike), cka do ta çonte vendin përsëri prapa në recesion”. Kështu është shprehur, Gordon Broun, i cili ka pritur të luajë kartën ekonomike për të lëshuar asin e tij nën mëngë. Këtë e bëri në debatin e tretë televiziv në studiot e kanalit kombëtar televiziv britanik BBC, në Birmingham, por edhe kësaj radhe kjo kartë nuk shkoi ashtu siç kishte shpresuar Kryeministri aktual. Sondazhet thonë se ai që fitoi debatin e tretë televiziv ishte vetëm kreu i konservatorëve, David Kameron i cili kishte një vlerësim prej 41%, sipas kompanisë së njohur Yougov, më pas ndjek kandidati i ri Nick Clegg i Partisë Liberal-Demokrate me 32 %; kurse Kryeministri mbetet larg, në vendin e tretë, me 25%.
Ata kanë krahasuar të dy tezat që kanë shënuar këtë fushatë zgjedhore: shkurtime në shpenzimet publike, për konservatorët; reforma e më pas shkurtime, për laburistët. Një balet, që në debatin e parë, ka rigjallëruar outsiderin Clegg, i cili ishte gati për të ndërmjetësuar midis dy shkollave të mendimit. është pëlqyer, edhe njëherë, kreu i Lib-Dem për aftësinë për të lëshuar një propozim që përmbush vullnetin popullor. Ndërsa votuesit - thonë sondazhet e opinionit - janë gjithnjë e në favor të një marrëveshjeje koalicioni, Clegg është përballur me sinqeritet me publikun. “Pas zgjedhjeve duhet të mblidhet një Këshill për stabilitetin ekonomik, i cili do të jetë pjesë e menaxherëve ekonomikë të palëve, Banka e Anglisë dhe FSA (sindikata), për të përcaktuar në detaje strategjinë e reformës. Më radikali, dhe shumë më efektiv në ekspozim, është shfaqur Kameron. I sigurt dhe me sy pincë drejt kamerës, ai ka njoftuar masat e tij, dhe pastaj ka paralajmëruar të gjithë. “Një gjë, unë ju siguroj, unë nuk do të bëj kurrë, dhe e përsëris tani në dritëhijen e asaj që po ndodh në Greqi, nuk do ta fus Londrën kurrë në euro. Nuk heqë dorë kurrë nga sterlina”. Një pasazh, që sipas sondazheve, ka arritur të gjejë zemrat e votuesve.
Për kreun e laburistëve Broun, dita nuk kishte filluar edhe aq mirë. Polemika mbi komentin e bërë ndaj një militanteje laburiste, Gillian Duffy, e cila e pyeti në emër të një politike të emigracionit shumë të butë, çka u bë në fakt një dalje shpërthyese. Më tepër shkatërruese, aq shumë sa i ka thënë gazetës konservatore “The Sun” se “kryeministri është një dollie zier”, komplet jashtë lojë, koncept që ndahet nga kolonelët e Partisë Laburiste, që kanë përcaktuar gafën e Broun “një gabim tragjik”. Sipas shumë opinionistëve, rasti i ofendimit të një votueseje (në mikrofonat e hapura të Sky TV, që ka incizuar kryeministri duke komentuar se zonja 66-vjeçare, Znj Duffy, ishte një "fanatike" dhe i vinte erë e racizmit) ka gjetur rrugën dhe mënyrën më të shpejtë për të humbur zgjedhjet. Broun pas ndjesës publike dhe private me votuesen, gjithashtu të ripohuara në TV, kur debatit ishte rrëmbyer mbi temën e emigracionit, ka tentuar që të harrojë këtë incident duke u përqendruar në temën e ekonomisë. Për këtë rrezik nga një rënie horizontale e dyfishtë, rrezikohet një rikthim në recesion - gjë që e ka përsëritur me këmbëngulje për gjithë ditën e perëndisë. Në takimet elektorale në Birmingham më parë, pastaj në TV, dhe me kundërshtarët pas. Por nëse receta e laburistëve është më e mira për të dalë nga kriza nuk është një siguri të përbashkët, sapo del jashtë qarqeve qeveritare.
Dyshimet e votuesve janë shtuar dhe ato të revistës prestigjioze britanike “The Economist”, të cilët sapo i dhanë mbështetjen e tyre publike për kandidatin konservator, David Kameron. Ajo çka tremb, shkruan revista, “është që është terrorizuese nuk është vetëm deficiti buxhetor në kuotën 11,6%, çka do të detyrojë të ngrejë taksat dhe të sjellë shkurtimin e shpenzimeve. “Shteti duhet të tërhiqet nga jeta publike dhe t’i lërë hapësirë iniciativës private” - sugjeron revista The Economist.
Përgatiti L.Lita

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›