E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këlyshët e Bllokut kërkojnë pushtet

Përshkallëzimi synon rikthimin e horrave të Bllokut dhe Tirana pa se si 7-8 folësat e brezit të dytë të komunizmit, synonin të zëvendësonin liberalizimin e vizave me klonin e kufirit dhe Bashkimin Evropian me Korenë e Veriut. Ministri që urdhëroi vrasjet e klonit më 1990, dje bënte thirrje kundër Evropës e për revolucione, përpara Edi Ramës që priste shpalljen e urdhrit për mosbindje civile

Dje ka qenë dita e përshkallëzimit të reagimit të nomenklaturës së Bllokut dhe e pinjojve të brezit të dytë. Skema e konfrontimit ka qenë e qartë dhe është vënë në skenë shpejt e shpejt, me një regjisor të dobët, njëlloj si çdo gjë që ka bërë Edi Rama në jetën e vet personale e profesionale. Dje përshkallëzimi ka patur pozicionin qesharak të grevës së urisë, por edhe konfirmimin serioz se parapolitiku Edi Rama është në skenën e politikës për të djegur karriera e për të prodhuar kamikazë, veç për interesat e tij të klanit. Greva e urisë shpalli dje ambicien për të zëvendësuar ambicien e liberalizimit të vizave me rikthimin e klonit, rikthimin e izolimit dhe të Shqipërisë si një dele të zezë të Evropës. është një strategji që përçohej nga tonet e ulëta dhe qeskat poshtë syve të Edvinit, por edhe nga thashethemnaja në nivele informale, që paralajmëronin përplasje në ditën e nesërme dhe bllokimin e Bulevardit. Personazhet kryesore të protestës së djeshme antievropiane janë thuajse të gjithë horrat që vijnë nga Blloku apo nga oborret pranë tij.
Por Klika e horrave dhe aleanca për ndëshkimin e Shqipërisë, Edi-Taku-Nardi, ka marrë dje një “shuplakë” të merituar, në bulevardin qendror të Kryeqytetit, në atë rrugicë të ngushtë...
Paralajmërimi prej javësh të tëra për organizimin e një proteste më 30 Prill në Tiranë, do t’i shërbente Edi Ramës, që të diktonte nivelin e mbështetjes elektorale, nisur nga pretendimet për zgjedhjet e 28 qershorit. Por, ajo që u pa, ishte e hidhur dhe aspak shpresëdhënëse për Edvinin dhe aleancën malavite. Të pranishëm në protestën e paralajmëruar prej disa muaj më parë, nuk i kalonin caqet e 10 mijë dhe kjo shifër ka dalë nga burime të sigurta pranë selisë rozë, pra më optimistët dhe më të interesuarit, edhe për të spekuluar me shifrën e pjesëmarrjes. Konstatimi i dalë nga vetë selia e PS-së nxjerr bllof dhe njëherazi jashtë loje, shifrën e publikuar nga Spartak Ngjela, i cili tha se pjesëmarrësit llogariten deri në 200 mijë. Kjo shifër spekulante dhe aspak e vërtetë u duk qartë që ishte një mashtrim i pastër i avokatit të Edi Ramës, pasi entuziazmi linte për të dëshiruar dhe pa kurrfarë grinte proteste.
Mitingu i Partisë Socialiste, në bulevardin qendror të Kryeqytetit, faktoi edhe njëherë mungesën e mbështetjes ndaj kauzës së pabazë të kësaj force politike dhe braktisjen jo vetëm nga shqiptarët në tërësi, por edhe nga socialistët e thjeshtë. Edi Rama dhe stafi i tij, të njohur si aleanca Edi-Taku-Nardi, me qëllimin parësor destabilizimin politik të vendit dhe ndërprerjen e rrugës së integrimit euro-atlantik, trumbetuan për ditë me radhë për një protestë gjigante në Tiranë, mirëpo realiteti tregoi të kundërtën, as më shumë e as më pak, sa pjesëmarrësit në protestën e 20 nëntorit vitin e shkuar.
Enveristët e rinj dhe të vjetër, të mbledhur përpara kryeministrisë, tjerrën fushatën e radhës të mashtrimit dhe spekulimit, por u detyruan të largohen prej aty, të turpëruar dhe njëherazi, duke lëshuar një apel alarmues për fatet e Shqipërisë.
Në protestë, folësit Gramoz Ruçi, Nard Ndoka, Erjon Braçe, Paskal Milo, Skënder Gjinushi, Tak Ngjela, Erjon Veliaj, Valentina Leskaj, apo edhe vetë Edi Rama nuk arritën për asnjë moment të bindin ata pak të pranishëm, se opozita ka të drejtë për pretendimet e saj. Brezi i dytë i nomenklaturës komuniste, foli me bindje dhe me siguri të plotë se qeverisë “Berisha” ia ka ardhur fundi, por për asnjë moment nuk u fol, për aspiratat e integrimit të Shqipërisë, rritjen e rrogave dhe pensioneve, ndërtimin e infrastrukturës, dyfishimin e rritjes ekonomike dhe forcimin e shtetit ligjor, por përkundrazi u hodhën poshtë të gjitha angazhimet e ekzekutivit në këto vite... Dhe kostoja e kësaj neglizhence ndaj qeverisë, ishte braktisja e protestës edhe nga ata pak të pranishëm që u ndodhën nga fillimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›