Gjykatësi egjiptian tërhiqet nga gjyqi i Mubarakut
KAJRO- Kryetari i trupit gjykues të rigjykimit të presidentit të rrëzuar egjiptian Hosni Mubarak është tërhequr nga çështja teksa gjyqi u hap në Kairo. U krijuan situata kaotike teksa gjykatësi u shpreh se do ta kalonte gjyqin në një gjykatë tjetër.
Mubarak u dënua qershorin e kaluar teksa e akuzonin për planifikim të vrasjes së protestuesve gjatë revoltës të vitit 2011, e cila i dha fund udhëheqjes së tij. Ai u dënua me burgim të përjetshëm, por në janar u dha urdhër për rigjykim të çështjes, pasi ai apeloi kundër këtij dënimi. Rreth 850 persona u vranë gjatë protestave të vitit 2011. Gjykatësi Mustafa Hassan Abdullah e deklaroi vendimin e tij në fillim të rigjykimit të çështjes së Mubarakut.
Midis të bërtiturave në sallën e gjyqit dhe shtyrjes së fillimit të procedurave, gjykatësi u shpreh se do ta kalonte çështjen në gjykatën e apelit të Kairos, teksa nuk i pëlqente rishikimi i çështjes. Më pas, ajo gjykatë pritet të caktojë një panel të ri për të dëgjuar rigjykimin.
(e.m/News24/BalkanWeb)