Skënderbeu hap shampanjën e titullit para kohe, Kukësi i dyti
Skënderbeu rikthehet te fitorja dhe rrit në 12 pikë diferencën me ndjekësin më të afërt, që tashmë është Kukësi. Në rast se Teuta nuk fiton nesër në Shkodër përballë Vllaznisë, korçarët janë sërish kampionë të Shqipërisë, por kësaj radhe 4 javë përpara fundit të kampionatit. Bardhekuqtë sot kanë mundur Besën, duke treguar edhe njëherë supremacinë këtë sezon. Korçarët tani do të bëhen gati për ndeshjen e kthimit në kupë të mërkurën, teksa në Ballsh do të ndeshen me Bylisin. Takimi i parë ka përfunduar 1-1 në Korçë.
Prishet ëndrra e Tiranës dhe sërish janë kuksianët ata që u bëjnë “gjëmën” bardhebluve. Kur u mendua se Tirana mund të dalë të paktën në Europë, pas dy fitoreve të bukura, me Kastriotin në Krujë dhe Skënderbeun në Tiranë, ka ndodhur e kundërta. Ndërkohë, nga krahu tjetër, ka fituar Kukësi, që tashmë është ngjitur në vendin e dytë, 1 më shumë se Flamurtari, i cili dje fatalisht është mundur në Krujë nga krutanët. Verilindorët po bëhen faktorë dhe jo rastësisht ndodhen në vendin e dytë, pasi edhe në Kupën e Shqipërisë ata kanë treguar se janë të fortë, teksa kanë arritur gjysmëfinalen, madje kërkojnë finalen, pse jo, ta bëjnë të vetin trofeun. Kuksianët nesër do të bëjnë tifo për Vllazninë, të paktën të ndalë Teutën me një barazim, në mënyrë që të qëndrojnë në vend të dytë.
Pak histori për ekipet e tjera. Spikat qëndresa e Apolonisë kundër Shkumbinit, teksa peqinasit lënë dy pikë të arta në luftën për mbijetesë, aq më shumë kur Besa humbi në Korçë. Diferenca shkon në 7 pikë, por shumë e vështirë për t’u rikuperuar në 4 javët e mbetura.
KATEGORIA SUPERIORE, Java e 22-të
TË SHTUNËN
SKENDERBEU-BESA 2-0
Golat: Souza 35′, Fagu 68′
Gjyqtarë: R.Sadiku, R.Preca, E.Ganxhi
KUKESI-TIRANA 2-1
Golat: Brahja 79′, Popovic 89′ / Cota 87′
Gjyqtarë: E.Jorgji, R.Cokaj, E.Bicaku
KASTRIOTI-FLAMURTARI 3-0
Golat: Hysa 38′, Karapici 50′, Shaba 64′
Gjyqtarë: E.Sino, R.Avdo, E.Doda
APOLONIA-SHKUMBINI 1-1
Golat: Dushku 45′ / Sekseni 83′
Gjyqtarë: B.Ziri, G.Koka, E.Veseli
TË PREMTEN
LUFTETARI-LAÇI 0-3
Golat: Vucaj 49′, 85′ (pen), Zefi 90′
Gjyqtarë: A.Beqiri, D.Rexha, B.Mesi
BYLIS-TOMORI 4-1
Golat: Arbri 21′, Bakiu 42′, 45′, Prifti 77′ / Mitraj 53′
Gjyqtarë: S.Greca, P.Puto, D.Korreshi
TË DIELËN, ora 17:00
VLLAZNIA-TEUTA
RENDITJA
1 Skënderbeu 49
2 Kukësi 40
3 Flamurtari 39
4 Teuta 39
5 Tirana 35
6 Laçi 34
7 Vllaznia 32
8 Kastrioti 31
9 Bylis 29
10 Besa 27
11 Shkumbini 20
12 Luftëtari 18
13 Tomori 12
14 Apolonia 10
(E.Ilnica/BalkanWeb)