E Diel, 1 Nëntor 2026

Lac/ I vihet zjarri konteniereve te kishes

Persona te paidentifikuar u kane vene zjarrin dy konteniereve te levizshem te Kishes Ortodokse te qytetit te Lacit, e cila kishte planifikuar ngritjen e nje objekti te ri se shpejti. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem prane lulishtes se qytetit, kur kalimtaret kane pare flaket dhe tymin qe dilnin nga dy objektet e vendosura vetem pak dite me pare ne kete zone. Policia nisi hetimet per rastin dhe mori deshmite e rastit, ndersa nderhyrja e punonjesve te Zjarrfikeses shmangu pasojat e metejshme. Kisha Ortodokse kishte blere nje siperfaqe prej tre dynym toke qe ne vitin 1993, per ngritjen e nje kishe, ndersa kishte sjelle edhe dy konteniere. Por investimi nuk ishte lejuar nga KRRT-ja e Bashkise Lac sepse vendi gjendej ne lulishten e qytetit.

A.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›