BSH ul me 0.25 % normën bazë të interesit
Banka e Shqipërisë ul me 25 për qind normën bazë të interesit, e cila zbret në 4.5 për qind. Sipas guvernatorit Adrian Fullani, një masë e tillë ndërmerret në kushtet e presioneve të kontrolluara inflacioniste dhe në mbështetje të një politike fiskale më të përmbajtur.
Duke folur në një konferencë për shtyp, guvernatori i Bankës së Shqipërisë u shpreh se zhvillimet në ekonominë botërore kanë ndikuar në konsum dhe investime në vend. Sipas tij, janë rritur çmimet e mallrave të importit dhe janë ngadalësuar eksportet. Gjithashtu, si pasojë e rritjes së çmimeve, është zgjeruar deficiti tregtar dhe është shënuar rënie në kërkesën e brendshme.
Por sipas guvernatorit të BSH, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet edhe gjatë vitit 2011, megjithëse me ritme të ngadalta.
Ndërsa në lidhje me inflacionin, BSH thekson se për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2011 ai është në nivelin 2.9 për qind.
Inflacioni mesatar vjetor në gjashtëmujorin e dytë është 2.9%, duke rënë në krahasim me vlerën e shënuar në gjashtëmujorin e parë te vitti 2011 , kjo tendencë u forcua më tej në gjysmën e dytë të vitit- tha Fullani.