E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama bën publik qëndrimin, ligjvënësit socialistë marrin porositë

25/01/2012  Seanca, grupi parlamentar i PS-së do të kërkojë hetim për Bashën e Berishën

Procesi hetimor për ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011 ishin pjesë e diskutimeve në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Në mbledhjen e djeshme ligjvënësit socialistë gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura ranë dakord që në seancën parlamentare të radhës ti mëshohet fortë kërkesën për heqjen e imunitetit për kryeministri Sali Berisha, si dhe asaj për ndjekje penale për kryebashkiakun Lulzim Basha, asaj kohe ish-ministër i Brendshëm i vendit. Kësisoj, nisur nga kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila kërkoi nga Kuvendi heqjen e imunitetit për tre deputetë të PS-së, grupi kuvendor socialist do të insistojë në dy kërkesat e tij. Ndërkohë lidhur me një proces të tillë ishte vetë kreu i PS-së Edi Rama që në fjalën e tij të hapur në mbledhjen e grupit parlamentar, pasi dha mbështetjen e plotë për Prokurorinë e Përgjithshme në hetimin për 21 janarin, i kërkoi kësaj të fundit se duhet ti shkojë çështjes deri në fund, duke vënë para drejtësisë ekzekutuesit, por dhe urdhëruesit. “I bëj apel Prokurorisë të na përfshijë të gjithëve, mua të parin, në hetimet e saj. Kam të gjithë gatishmërinë për të dhënë kontributin tim, ashtu siç kemi të gjithë gatishmërinë për të dhënë kontributin tonë. Por smund të mos e themi, me gjithë mbështetjen pa asnjë ekuivok për Prokurorinë, se pa hetuar Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën hetimi i çdo figure tjetër politike ngjan i sforcuar, për të mos thënë i padrejtë”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij përpara deputetëve të PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›