Bulqizë, një i vrarë dhe një i plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë, ndërsa një 17-vjeçar ka shtënë mbi dy persona, duke lënë njërin prej tyre të vdekur në vend.
Krimi ka ndodhur në një bilardo, kur një person i armatosur është afruar dhe ka qëlluar në drejtim 21-vjeçarit Elton Koci dhe plagosur rëndë shtetasin Elton Sulka.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, 21-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur.
Ende nuk dihet motivi i këtij krimi, ndërsa policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet paraprake.