Lac gjykata vendos masen e arrestit per Vladimir Shkreten

Burg pa afat është vendosur nga gjykata e faktit e rrethit te Laçit për Vladimir Shkreta i akuzuar për vrasjen e fëmijës nëntë vjeçar dhe plagosjen e xhaxhait të tij Muharrem Llani 22 vjeç, gjatë një sulmi me armë zjarri kohën kur vogëlushi po kthehej me makinë nga shkolla i shoqëruar edhe nga nëna e tij. Sëbashku me Vladimirin para togave të zeza u paraqit edhe kushëriri i tij Fabian Shkreta 23 vjeç i cili akuzohet për mos kallëzim krimi dhe fshehje të provave Ndërkohë mësohet se vazhdojnë kërkimet intensive për kapjen e autorit tjeter Altin Shkreta 29 vjeç, i cili dyshohet se nuk është larguar shumë nga zona. Burime pranë policisë së Lezhës kanë bërë të ditur se zona ku ndodhen dy familjet e përfshira në konflikt po mbahen nën mbikqyrje nga ana e policisë për të shmangur çdo incident të mundshëm. Largësia prej rreth 2 km që kanë ndërmjet tyre familja Shkreta dhe Llani nuk e ka bërë të nevojshme ruajtjen fizike të banesave, por sipas këtyre burimeve ato mbahen nën monitorim. Policia ka nisur krehjen e zonës ku mendohet se fshihet 29 vjeçari Altin Shkreta, por ndërkohë ka ushtruar kontrolle edhe në disa automjete që lëvizin prej andej.