Perfundon vleresimi per 12 mije teste te letersise

12 mijë teste të Gjuhës Shqipe dhe Letersisë tashmë kanë marrë vlerësimin e mësuesve të përzgjedhur për korigjimin e tyre. 9 deri 10 % e maturantëve janë vlerësuar me mbi 40 pikë dhe 2 deri në 3% e tyre kanë marrë nën nivelin e 10 pikëve.
Asnjë maturant përgjigja e të cilit për poezinë e shumëkontestuar nga to ”Albatros” të Bodlerit nuk ka qenë identike me çelësin model të publikuar nga Ministria e Arsimit nuk është penalizuar. Një nga vlerësueset e testit me eksperiencë edhe në hartimin e tezave të matures Lindita Murfi ndërsa thekson se kjo është një nga ato pyetje që bën diferencën mes gjimnazistëve me nivele të ndryshme shpjegon rrugën që është ndjekur gjatë korigjimit.
10 ditë kohë i duhet grupit të korigjuesve për të vlerësuar provimin e parë të maturës shtetërore. 5 ditë më pas bëhet administrimi i testeve dhe më pas shpallen rezultatet.
Notat e provimit të Gjuhes Shqipe dhe Letërsisë maturantët pritet ti marrin me 17 qershor.