Moti i keq, gjenden 2 kushërinjtë e zhdukur, 45-vjeçari vdes në spital
TIRANE- Transportohet në spital njëri nga 2 kushërinjtë që rezultonin të zhdukur prej 2 ditësh në malin Oplas, në Kukës. Banorët që arritën të gjenin 2 kushërinjtë Qarri, të strehuar në një bunker në mal, bënë të mundur transportimin me barrelë të Myrteza Qarrit drejt spitalit në Krumë. Ndërkohë 45-vjeçari Isa Qarri nuk mund të mbijetonte dhe humbi jetën menjëherë sapo mbërriti në spital.
Mësohet se Myrteza Qarri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dy kushërinjtë nga fshati Qarre i komunës Golaj, Isa Qarri 45-vjec dhe Myrteza Qarri 35-vjec janë punonjës të një kompanie telefonike. Ditën e djeshme ata kanë shkuar në malin Oplas për të vendosur një antenë interneti, ndërsa që nga ai moment kanë humbur edhe kontaktet me të afërmit. Pas kësaj 10 burra të fshatit u nisën në mal në kërkim të tyre dhe arritën t’i gjenin në një bunker, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Reshjet e dëborës janë shtuar ndjeshëm gjatë pasdites, ndërkohë që temperaturat janë tepër të ulëta.
Bora izolon veriun
Prej 11 ditësh vijojnë problemet nga moti i keq kryesisht në zonat veriore të vendit. Rrugë të bllokuara nga dëbora, komuna që prej ditësh nuk komunikojnë dot me qytetet, shpesh njoftohen situata emergjence shëndetësore, ndërsa janë shtuar ankesat për mungesa ushqimore.
Bora që prej disa ditësh nuk ka të pushuar në veri ka shkaktuar një izolim total të zonave të Pukës nga pjesa tjetër e vendit. TVNews24 njofton se të gjitha akset këtë mëngjes rezultuan të bllokuara dhe paraqitet shumë e vështirë hapja e rrugëve për shkak të borës që vijon të bjerë me intensitet. E pamundur rezulton lëvizja dhe brenda në qytetin e Pukës, ku këtë mëngjes njerëzit janë përballur me një trashësi bore rreth 1 m në rrugë që ka bërë të pamundur lëvizjen. Në këtë zonë prej ditësh është pezulluar mësimi deri në një përmirësim të kushteve atmosferike.
Një situatë po aq shqetësuese vërehet dhe në Kukës. Në qytet trashësia ka arritur 85 cm dhe 2.5 m në fshatra. Reshjet e dëborës janë aq të dendura sa kanë vështirësuar ndjeshëm edhe lëvizjen në akset rrugore brenda qytetit të Kukësit, ku është bërë urgjente ndërhyrja e mjeteve borëpastruese për hapjen e rrugëve brenda qytetit. Sot në mëngjes të gjitha zonat rurale në rrethin e Kukësit janë ribllokuar sërish si pasojë e reshjeve të pandërprera të dëborës, që vazhdojnë me intensitet të lartë. Aktualisht në rrethin e Kukësit janë të izoluar komunat e Zapodit, Shishtavecit, Topojanit, Grykë Cajës, Kalisit, Bushtricës, Malziut, Surrojit dhe Arrnit.
Reshjet e dendura të dëbora kanë riizoluar thuajse tërësisht edhe rrethet e Hasit e të Tropojës. Në të dy këto rrethe po punohet nga mjetet borëpastruese për mbajtjen hapur të akseve rrugore që i lidhin këto rrethe me Kosovën, gjë që deri tani është arritur megjithë dëborën e dendur që vazhdon të bjerë.
Të izoluara janë dhe komunat e Bulqizës, Peshkopisë, komuna Ostren. Në këtë komunë u shfaq një rast emergjence me një fëmijë të sëmurë me temperaturë. Familjarët kanë qarkulluar në borë me fëmijën në krahë derisa kanë mbërritur në rrugë të hapur dhe me makinë kanë mbërritur në spitalin rajonal të Bulqizës.
Vështirësi raportohen dhe nga zona e juglindjes së vendit në Korcë e Pogradec ku bora po bie me intensitet të madh. Në qarkun e Korçës që prej disa ditësh vijojnë të mbeten të bllokura disa prej komunave, ndërsa dita e shtunë ka zgjeruar edhe më tej izolimin e tyre.
Sipas Shtabit të Emergjencave Civile pranë Prefekturës së Korçës, komuna e Çlirimit në rrethin e Kolonjës dhe komuna e Lekasit në rrethin e Korçës, të cilat u izoluan disa ditë më parë, vijojnë të mbeten të bllokuara pa asnjë mundësi qarkullimi për automjetet dhe njerëzit. Natën e së shtunës u bllokua edhe komuna e Trebinjës në rrethin e Pogradecit dhe Komuna e Liqenasit në rrethin e Korçës.
Vështirësi të shumta paraqet Qafa e Thanës, veçanërisht për mjetet e rënda, ndërsa është bërë e pakalueshme rruga nga Kapshtica në drejtim të Kozanit në Greqi. Ndërkohë mbetet e bllokuar rruga, që lidh Boboshticën me pikën turistike të Dardhës dhe rruga që lidh Korçën me pikën turistike të Moravës. Probleme paraqesin edhe segmentet rrugore Sovjan- Petrushë, Korçë-Ersekë dhe Korçë- Lozhan, ku edhe pse në këto akse, qarkullimi mund të kryhet me zinxhirë, segmente të caktuara të tyre paraqesin vështirësi serioze, pasi rruga mbulohet vazhdimisht nga dëbora, që sjellin erërat e vrullshme. Në disa zona si në fshatrat e komunës Dardhas, në fshatrat e rrethit Kolonjë, në fshatrat e komunës Progër dhe në komunën e Mirasit në rrethin e Devollit ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.
Gjatë natës të së shtunës ndërprerje të energjisë elektrike pati edhe në qytetin e Korçës dhe në atë të Pogradecit. Ky ka qenë informacioni i përcjellë nga shtabi i emergjencave, por ndërkohë sipas kryetarëve të komunave, probleme të shumta paraqiten edhe në komunën e Velçanit dhe të Buçimasit në Pogradec. Institucionet shtetërore dhe ato arsimore të gjendur në këto kushte ende nuk kanë dhënë asnjë informacion nëse do të rifillojë ose jo procesi mësimor. Shkollat do të vazhdojnë të jenë të mbyllura. Aktualisht temepraturat janë mjaft të ulta. Pritet që edhe në ditët në vijim qarkullimi i automjeteve të mbetet problematik.
Situata që po vijon prej ditësh ka shkaktuar emergjenca në shëndet dhe ushqime. Qeveria aktualisht ka ngritur shtab emergjence dhe po operon me ndihma ushqimore nga toka dhe ajri.
Librazhd, bariu i bllokuar në stan
Një informacion tjetër vjen nga Librazhdi. Raportohet se një bari i quajtur A.Skura ka mbetur i bllokuar në stan me bagëtitë. Skura është bllokuar në fshatin Pishkash, ndërkohë që kryetari i komunës Qukës, shprehet se nuk mund të ndërhyet për shpëtimin e tij, duke kërkuar ndihmë më të specializuar.
Një kamion del nga rruga në Korcë-Kapshticë
Një kamion ka dalë nga rruga në aksin Korçë-Kapshticë. Shkak për këtë është bërë era e fortë që fryn në këtë aks. Raportohet se në vendngjarje kanë shkuar borëpastrueset, për t’i ardhur në ndihmë kamionit, ndërsa lëvizja në këtë aks bëhet vetëm me një kah.
Orteqet bllokojnë dy furgona në Kukës
Dy furgona me pasagjerë janë bllokuar nga rënia e orteqeve të borës në aksin Kukës-Topojan-Shishtavec. Raportohet se drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta policie dhe ushtrie.
Mirditë, orteku zë një borëpastruese, shpëton drejtuesi
Një ortek ka rënë sot mbi një borëpastruese në Qafë Mali të Mirditës, shpëton drejtuesi i saj. Mësohet se borëpastruesja është prishur në mes të rrugës, e më pas është përfshirë nga orteku. Drejtuesi i saj Sherfi Mula, nga fshati Lajthizë është shpëtuar nga banorët e zonës dhe është strehuar në banesën e njërit prej tyre.
Ky i fundit mësohet të ketë qendruar mbi 5 orë i bllokuar në dëborë.
Ndërkohë që policia e Mirditës flet për mjete të tjera të bllokuara nga bora në aksin Fushë Arrëz-Mirditë, në segmente të tjera rrugore borëpastrueset kanë mbetur pa karburant.
Bora, ministrat në terren
Ministrat në terren nga situata e krijuar prej borës. Petrit Vasili shkon në Kukës, ndërsa Arben Imami në Librazhd. Imami ka qënë i pranishëm gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave, ku ka apeluar për shmangien e dëmeve në njerëz. Imami deklaroi se duhet të ketë bashkëpunim mes komunave e bashkisë, më qëllim që të “sigurohet gjithcka në zonat në nevojë”. Nga ana e tyre, krerët e komunave kanë shprehur vështirësitë për të ndërhyrë në zonat e izoluara. Ata thonë se “nuk ka karburant për mjetet borëpastruese”.
Raportohet se në disa fshatra të Librazhdit si pasojë e reshjeve të borës është, është pezulluar edhe mësimi.
Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka vizituar këtë të shtunë spitalin rajonal të Kukësit. Nga ky spital Vasili theksoi se situata paraqitet shumë e vështirë dhe se dikasteri i shëndetësisë është vënë në gatishmëri maksimale.
“Mjekët e spitalit të Kukësit janë në shërbim 24 orë, pa pushim për cdo rast. Bëj thirrje të tregojnë kujdes të vecantë, fëmijët dhe të moshuarit”, theskoi Vasili.
Ministri Vasili në një lidhje telefonike për News 24, tha se “Kjo është dita më e vështirë, nga të gjitha ditët e tjera”, duke e konsideruar situatën aktuale emergjente.
Ministria e Transporteve njofton për situatën në akset rrugore
D.R.Rr. Berat: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
D.R.Rr. Dibër: Ka rreshje të shumta bore, por era ka pushuar. Situata pothuajse nuk ka ndryshuar . Aksi kryesor Ura e Skurajt-Q.Bualli qarkullohet pa zinxhirë.
Q. Bulli-Peshkopi, Qafë Bualli-Krastë qarkullohet me zinxhirë. Peshkopi-Muhur –Arras qarkullohet me shumw vwshtirwsi me zinxhirë.
Nga Komuna Arras – Qafë Draj rruga është e bllokuar, po punohet për hapjen e saj. Aksi rrugor Ura e Cerenecit-Stëblevë në seg. Ura e Cerenecit- Ostren i Vogël është i kalueshëm me zinxhirë me shumë vështirësi, seg. Ostren i Vogël-Stëblevë është i bllokuar pasi trashesia e borës ka kaluar 2m. Po punohet për mbajtjen e situatës nën kontroll.
D.R.Rr. Durrës: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
D.R.Rr. Elbasan: Gjatë natës ka patur rreshje bore deri brenda në qytet. Aksi kryesor Q.Krrabë (Km 29)-Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Q.Thanë është i kalueshëm pa probleme. Aksi K/Labinot Fushë-Monument Bizë është hapur deri në Kollogjesh seg. në vazhdim është i bllokuar. Po punohet për t’a rihapur, pasi gjatë natës ka patur stuhi bore. Aksi Librazhd-Stëblevë është i kalueshëm me zinxhirë deri në Lunik, seg. Lunik deri në Stëblevë është hapur disa herë por bllokohet për shkak të borës tek pjesa e sapohapur. Po punohet intensivisht me dy mjete.
D.R.Rr. Fier: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve
D.R.Rr. Gjirokastër: Vazhdojne rreshje te dendura shiu, por akset Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë, Përmet-Çarshovë, Jorgucat-Q.Muzinë qarkullohen pa probleme.
D.R.Rr. Korçë: Vazhdojnë rreshje të shumta bore, por puna për përmirësimin e situates nuk është ndërprerë në asnjë çast. Në aksin kryesor Q.Thanë-Q.Plloçë-Korçë-Kapshticë situata është normalizuar, qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë. Aksi Korçë-Liqenas është hapur, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Korçë-Q.Qarri-Ersekë-Leskovik, Korçë-Voskopojë qarkullohen me zinxhirë. Rruga e Dardhës dhe vazhdon të jetë e bllokuar si pasojë e stuhisë së erës.
D.R.Rr. Kukës: Në të gjithë qarkun vazhdojnë rreshjet e borës. Në të gjithë akset qarkullohet vetëm me zinxhirë. Në autostradën dalje Tuneli-F.Dukagjin-Morinë qarkullohet me zinxhirë.(trash.borës deri 2.0m). Në aksin Kukës – Draj Reç deri në Kolosjan qarkullohet me zinxhirë, seg. në vazhdim është i bllokuar. Në akset Kukës – Krumë, Plepa – Skatinë qarkullohet me vështirësi me zinxhirë. Në aksin B.Curri- Ura Fierzë gjithashtu me vëshirësi me zinxhirë( duhet shumë kujdes pasi herë pas here ka rënie ortekësh).
Në akset e mëposhtëm qarkullimi kryhet vetëm me zinxhirë: Krumë-Plepa, Plepa-Qafë Prush – Doganë, Qafë Mejdan – Tropojë e vjetër, Sopot – Qafë Morinë dhe Sopot – Ura e Bujanit. K/Domaj-Bushtricë është e bllokuar( nuk është në inventarin e D.P.Rr. por të Qarkut. Vazhdon puna pa ndërprerje për përmirësimin e situatës.
Akse të bllokuar: Kukës- Qafë Shllak, B.Curri – Sopot, B.Curi – Valbonë, Kryqëzim Domaj – Bushtricë, Kukës – Shishtavec ( prezencë ortekësh) Sopot – Skatinë.
D.R.Rr. Lezhë: Në autostradën Milot-Rrëshen-Hyrje e Tunelit, nga Rrësheni - Hyrje Tunelit qarkullimi kryhet me zinxhirë. Aksi Rrëshen - Q.Benë qarkullohet me zinxhirë.
D.R.Rr. Shkodër: Për momentin Shkoder, Mjedë, Murriqan, Velipojë dhe rrugën e Lezhës ka rreshje shiu që ndikojnë pozitivisht për shkrirjen e shtresës së akullit. Aksi Ura e Kirit-Qafë Laç-Q.Qelë qarkullohet me zinxhirë. Qafa Laç - Koman me zinxhirë.
Malësi e Madhe: Vazhdojnë rreshjet e borës. Aksi Dedaj-Razëm dhe Koplik-Bogë qarkullohen me zinxhirë.
Në rrethin e Pukës: Është ulur intensiteti i rreshjeve të borës. Aksi Q.Qelë-Pukë qarkullohet me zinxhirë deri tek Luf, seg. në vazhdim i bllokuar prej efektit të erës. Trashësia e borës shkon deri në 3.0m. Aksi Pukë – F.Arrëz i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë.( trash. e borës së re deri 70cm.) Fushë Arrëz-Q.Mali deri tek Gropat e bitumit, qarkullohet me zinxhirë me tej i bllokuar. Q.Mali-Q.Shllak është i bllokuar. Po punohet ne seg.Lajthize-Q.Shllak që të bashkohet me Kukësin. Aksi Q.Mali-Fierzë, deri në Dardhë qarkullohet me zinxhirë me një kalim, seg. në vazhdim është i bllokuar. Punohet intensivisht për përmirësimin e situatës. Kryqëzim Hadroj-Q.Benë qarkullohet me zinxhirë.9trash.e borës sere 60cm)
D.R.Rr. Tiranë: Në aksin Tiranë-Q.Krrabë (Km. 29) qarkullohet pa probleme. Në seg. Trau Dajt-Vilat Qeveritare-Q.Mollë - Shën Mëri rekomandohen zinxhirët.
D.R.Rr. Vlorë: Vazhdojnë reshje bore, por puna për mbajtjen e situatës nën kontroll nuk është ndërprerë për asnjë moment. Qarkullimi i mjeteve bëhet pa zinxhirë. Edhe në Qafë Muzinë nuk ka probleme për qarkullimin.
Rruga Milot – Kalimash: Vazhdojnë rreshjet e borës. Në aksin Milot-Rrëshen-Hyrje Tuneli-Dalje Tuneli-Fushë Dukagjin, nga Rrësheni deri në Fushë Dukagjin qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë.
(d.b/m.a/e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera Orteku në Dragash, shkon në 3 numri i viktimave Përkeqësohet moti, mblidhet Komisioni i Emergjencës në Shkodër Bora, ministrat në terren, Vasili në Kukës, Imami në Librazhd Korcë, banorët e Lekasit apel për ushqim e ilace Puka me borë, një familje apel në News24: Na ndihmoni me bukë! Bora mbulon Shkodrën, probleme të shumta në qarkullim Durrës, Vlorë, vonohen tragetet nga moti i keq Dimri i ashpër në Evropë, mbi 540 viktima FOTO: Bora izolon veriun e Shqiperisë VIDEO: Moti për sot 11 shkurt