E Diel, 1 Nëntor 2026

Papadhimos mesazh popullit: Nesër një përgjegjësi historike

Kryeministri Papadhimos mesazh popullit grek në prag të miratimit nga parlamenti të paketës së masave.

"Parlamenti ka nesër një përgjegjësi historike dhe ftoj deputetët ta miratojnë paketën e masave që është parakusht për ndihmën 130 miliardë euro", tha kryeministri.

Papadhimos sqaroi se ndihma i jep mundësi vendit të reduktojë borxhin dhe e cilësoi shansin e fundit për të shpëtuar Greqinë.

“Pa sakrifica nuk mund të shpëtojmë, të shohim në sy popullin grek dhe t'i shpjegojmë se nga marrëveshja varet e ardhmja e vendit”, ka vijuar më tej kryeministri grek.

Duke patur parasysh se falimentimi ka pasoja tepër negative, Papadhimos theksoi se miratimi i ndihmës mbron qëndrimin në euro dhe në Evropë dhe të drejtat kombëtare.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›