Lac, kamioni përplas motocikletën, plagosen 2 të rinj
Një motocikletë e drejtuar nga një adoleshent është përplasur me një kamion. Si pasojë është plagosur rëndë adoleshenti 16-vjecar, Edison Gjini së bashku me një bashkëmoshatar që udhëtonte me të.
LAC- Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në mëngjes në qytetin e Lacit. Një motocikletë e drejtuar nga një adoleshent është përplasur me një kamion me targa të Lacit 72-29 A.
Si pasojë është plagosur rëndë adoleshenti 16-vjecar, Edison Gjini së bashku me një bashkëmoshatar që udhëtonte me të në motorr.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë ku i janë nështruar një mjekimi intensiv.
Policia e Kurbinit ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë edhe hetimet e para ku sipas saj rezulton se motocikleta e drejtuar nga 16-vjecari Edison Gjini ka qënë shkaku i aksidentit, ndërsa drejtuesi i kamionit është shqëruar në polici.
(e.n/News24/BalkanWeb)