E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e policëve, PS akuza: Qeveria liroi kriminelët

PS konsideron vrasjen e 4 policëve në Durrës si shprehje të qartë të braktisjes së detyrës nga pushteti i Berishës. PS kërkon nxjerrjen përpara ligjit të atyre që liruan nga burgu kriminelë përpara fushatës.REAGON PD 

TIRANE- Partia Socialiste kërkon nxjerrjen përpara ligjit të njerëzve që liruan nga burgu kriminelë të rrezikshem përpara fushatës elektorale. Sipas selisë rozë, masakra në Durrës është dëshmi i kapjes së pushtetit të Berishës nga mafiozët.
Përmes një deklarate për shtyp të zëdhënëses Armela Imeraj, PS thekson se "vrasja e katër shërbëtorëve të shtetit është shprehja e braktisjes së detyrës nga pushteti i Berishës".
"PS ringre me forcë çështjen e bashkëpunimit të këtij pushteti të korruptuar me krimin për të rimarrë me forcë në 28 qershor të drejtën për të sunduar, jo vetëm mbi vendin, por edhe mbi ligjin", thekson PS.
Duke përmendur edhe vrasjen e deputetit Xhindi në prag të fushatës elektorale, socialistët konsiderojnë se “vrasja e katër policëve nga një kriminel i shumëkërkuar, është shprehja më e qartë e braktisjes së detyrës nga pushteti i Sali Berishës". (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›