E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të vrasë të shoqen, plagos vajzën

Tentoi të vrasë me thikë bashkëshorten, por ka plagosur vajzën e tij. Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e Sotiraq Kurilas sepse në banesën e tij ka tentuar të vrasë me thikë bashkëshorten, Aleksandra Kurila. Por gjatë konfliktit ka goditur me thikë vajzën e tij Kristina, cila ka ndërhyrë ndërmjet tyre për të mbrojtur të ëmën. Si rezultat i kësaj nga plagët e marra ajo është dërguar në spitalin e Durrësit së bashku me nënën ë saj, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë sipas policisë gjatë konfliktit është dëmtuar në kokë me mjet të forta dhe vetë Sotiraqi, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është dërguar në dhomat e paraburgimti. E gjithë kjo grindje ka ardhur pas urdhrit të lëshuar nga gjykata e Durrësit që ka lëshuar urdhër mbrojtje për Aleksandra Kurlinë, e cila e ka denoncuar bashkëshoritn për dhunën që ushtronte ndaj saj. Pas kësaj organi gjykues i ka dhënë të drejtët Aleksandrës për të jetuar me dy vajzat në shtëpinë e bashkëshoriti Sotiraq Kurila dhe largimin e tij nga shtëpia. Pas këtij vendimi Sotiraq Kurila ka shkruar në shtëpi duke thyer urdhrin dhe ka tentuar të vrasë bashkëshorten, por ka plagosur vajzën e tij. Kurila do të akuzohet për veprat penale të vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë dhe Shkeljes se vendimit të Gjykates si dhe "Keqtrajtimit të të miturve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›