E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, policia masa për shmangien e aksidenteve

Sic bën të ditur policia e këtij qyteti, masat nisën të merren rreth dy javë më parë kur u dha alarmi nga strukturat e policisë se qarkullimit rrugor se aksidente të shumta në vend po marrin jetë të pafajshme. 

GJIROKASTER-Masat e marra nga policia qarkullimit rrugor të Gjirokastrës për këtë rreth kanë bërë që të mos ndodhë asnjë aksident i rëndë rrugor në këto dy javët e fundit. Sic bën të ditur policia e këtij qyteti, masat nisën të merren rreth dy javë më parë kur u dha alarmi nga strukturat e policisë rrugore se aksidente të shumta në vend po marrin jetë të pafajshme. Për këtë arsye policia e Gjirokastrës shtoi numrin e policëve rrugorë sidomos në rrugët kryesore që frekuentohen nga emigrantët që kthehen në atdhe për pushime, sic jane Gjirokaster-Kakavije etj. Gjatë kontrolleve të ushtruara, policia e Gjirokastrës vuri mbi 1 147 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit ndaj drejtuesve të mjeteve si dhe bllokoi 21 mjete.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›