Lac, krim në familje, vëllai vret vëllanë
LAC- Konflikti mes dy vëllezërve në Lac ka përfunduar me vdekjen e njërit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e dy vëllezërve Gjoni në Lac. Sipas burimeve nga policia e Lezhës, viktima Arben Gjoni ka tentuar të ndalojë të vëllain Paulin Gjoni me precedent të mëparshëm penalë, të kryejë vjedhje. Kështu dy vëllezërit kanë nisur të konfliktohen me njëri tjetrin, dërisa Paulin Gjoni ka goditur vëllain Arbenin. Ky i fundit nuk ka mundur të mbrohet dhe ka rënë në tokë.
Duke përfituar nga situata Paulini ka nisur ta godasë sërish vëllain e tij, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Menjëherë ai është dërguar në spitalin ushtarak, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra në kokë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Sipas policisë autori ishte dënuar me 14 vjet burg për tentativë vrasje të punonjësve të policisë në vitin 2004, por ishte liruar nga Krimet e Rënda më datën 9 të këtij muaji pasi rezultonte me probleme psiqike.
Burimet nga policia bëjnë të ditur gjithashtu se që prej ditës kur është liruar Paulin Gjoni ishte autor i disa vjedhjeve në zonë.
(e.n/News24/BalkanWeb)