E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi kundër bazës ushtarake serbe në Bujanovc

PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi theksoi sot se ndërtimi i bazës ushtarake të Serbisë në Luginën e Preshevës nuk është në hap me vlerat euroatlantike.
“Siguria, paqja, stabiliteti në rajon sigurohet dhe garantohet vetëm me vlerat euro-atlantike dhe jo të angazhimeve apo të mentaliteteve të forcave të armatosura njënacionale”, tha kryeministri Thaçi, pas një takimi që zhvilloi me ish zëvendësin e kryenegociatorit të OKB-së për statusin Albert Rohan.

Baza ushtarake serbe “Jug” ndodhet vetëm pak kilometra nga kufiri me Kosovën.
Ajo është ndërtuar në 33 hektarë dhe në të ndodhen 66 objekte, ndërsa mund të vendosen afro 1 mijë ushtarë profesionistë.

Presidenti BorisTadic, që mori pjesë në ceremoninë e hapjes, tha se Serbia i ka dy qëllime kryesore strategjike: hyrjen në Bashkimin Evropian dhe ruajtjen e integritetit territorial dhe të sovranitetit në Kosovë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›