E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lac, plagos me armë 4 persona arrestohet autori

LAC-Një ngjarje e rëndë ndodhi sot pasdite më Lac kur një 44 vjecar ka plagosur me armë 4 persona.
Policia konfirmoi për TVNews24 se shtetasi Paulin Deda 44 vjec sulmoi me armë 4 persona, konkretisht 3 burrra dhe një grua. Të plagosurit janë dërguar në gjendje kritike në drejtim të Tiranës për mjekim të specializuar.
Efektivët e policisë kanë mundur të vënë në pranga autorin e ngjarjes si dhe kanë sekuestruar armën e krimit. Nuk bëhen ende të ditur rrethanat e ngjarjes së rëndë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›