SHBA, BE-ja dhe Spanja deklaratë të përbashkët për Samitin e Sarajevës
Sekretarja e Shtetit e Shteteve të Bashkuara Hilary Klinton, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës-Presidente e Komisionit Europian Kethrin Eshton dhe Ministri i Punëve të Bashkëpunimit të Jashtëm i Spanjës Miguel Angel Moratinos në një deklaratë të përbashkët kanë bërë të ditur edhe synimet e Samitit të Sarajevës. Deklarata e quajtur "Rigjallërimi i Premtimit Tonë për Ballkanin" thekson se
më 2 qershor, presidenca spanjolle e BE-së do të organizojë një takim ministerial në Sarajevë, në të cilin marrin pjesë udhëheqës të lartë të shteteve anëtare të BE-së, Ballkanit Perëndimor, Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Turqisë, për të riafirmuar përkushtimin tonë të përbashkët ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit nëpërmjet integrimit në institucionet europiane dhe euro-atlantike. "Integrimi i Ballkanit Perëndimor në bashkësinë euro-atlantike mbetet një prej sfidave të fundit për të ndrëtuar një Europë demokratike dhe të bashkuar. Në Sarajevë, ministrat e BE-së do të rishprehin përkushtimin ndaj vendit të Ballkanit në Europë dhe perspektivës europiane për rajonin. Ministrat nga rajoni do të riafirmojnë përkushtimin e tyre ndaj zbatimit të reformave të nevojshme për të përmbushur aspiratat e popujve të tyre dhe për t'i çuar vendet e tyre përpara në rrugën drejt bashkësisë euro-atlantike" thuhet në këtë deklaratë.
Siç kemi parë gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, perspektiva e integrimit në BE dhe NATO është një shtysë e fuqishme për reformat, begatinë ekonomike dhe sundimin e ligjit. Anëtarësimi ka vlerën e vet të brendshme që europianët e njohin mirë. Ai do të thotë një vend në tryezën e vendimeve europiane, lëvizje të lirë për mallrat dhe njerëzit si dhe garancinë e sigurisë. Reformat e këkuara për anëtarësimin në këto institucione kanë gjithashtu vlerë transformuese. Popujt e rajonit duan dhe meritojnë transparencën dhe llogaridhënien nga qeveritë e tyre, një fushë të barabartë loje për bizneset si dhe një mundësi për t'i rritur fëmijët e tyre në paqe dhe siguri. Kjo është edhe ajo që ne duam për ata. Ne presim nga udhëheqësit e rajonit që të përmbushin përgjegjësitë e tyre duke zbatuar reformat për të cilat vendet e tyre kanë nevojë. Ritmi i ndryshimit global është i tillë saqë asnjë prej nesh nuk mund të përballojë ngecjen në vend dhe "punë të bëra si gjithmonë." Angazhimet nga të dyja palët duhet të jenë reale, jo retorike" thuhet më tej në këtë deklaratë.
Më tej theksohet se racionalja për këtë udhë të re për rajonin është e qartë: zëvendësimi i dinamikave të vjetra të shpërbërjes me dinamikën e re të integrimit europian. Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës, ka ardhur koha që BE dhe Ballkani të bashkohen përsëri me partnerët ndërkombëtarë të rajonit drejt një synimi të përbashkët. Lisbona mishëron ambicien e BE-së për t'u bërë një aktore më e efektshme globale, dhe Ballkani përfaqëson një provë të vështirë për suksesin e kësaj ambicieje.
"Udhëheqësit e Ballkanit do të kenë mbështetjen tonë të plotë teksa përballen me sfidat e reformave. Përtej zbatimit të kritereve politike dhe ekonomike të Kopenhagenit, vendet e Ballkanit duhet të angazhohen për pajtim mes bashkësive etnike dhe fetare si dhe mes gurpeve politike për të ndrëtuar një konsensus të ri kombëtar. Dhe duhet të zëvendësojnë rivalitetet rajonale dhe vendore me partneritete që synojnë ndrëtimin e interesave të përbashkëta dhe korrjen e përfitimeve të përbashkëta" thuhet më tej në deklaratën e përbashkët.
Gjithashtu deklarata thekson se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë kursyer asnjë përpjekje këto muaj për t'u marrë me frontet e shumta në procesin e stabilizimit dhe "europianizimit" të Ballkanit, në përpjekje për të rrënjosur sundimin e ligjit dhe mirëqeverisjen duke shtuar se administrata Obama i ka dhënë përparësi të lartë punës sëbashku me partnerët e BE-së për të arritur këto synime dhe është e përkushtuar të mbetet e angazhuar në rajon deri në realizmin e vizionit tonë të përbashkët.
"Pak më shumë se një vit më parë, Zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian Havier Solana vizituan Sarajevën me mesazhin e shpresës për të gjithë rajonin: dyert institucioneve euro-atlantike mbeten të hapura për të gjitha vendet e Ballkanit dhe ne presim me kënaqësi t'i urojmë mirëseardhjen secilit prej tyre, sapo të kenë përmbushur kërkesat për anëtarësimin. Premtimi për rajonin, ndaj së cilës BE dhe Shtetet e Bashkuara do të rishprehin përkushtimin në Sarajevë më 2 qershor, mbetet i palëkundur: qëndrojmë të gatshëm për të ndihmuar qytetarët dhe udhëheqësit e rajonit në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë sëbashku" përfundon deklarata.