E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter kërkon Benitezpër pasues të Murinjos

ROME- Pasi ka parë të largohet pista Fabio Kapelo, Interi është hedhur në sulm për të marrë Rafa Benitez. Ka qenë një lëvizje e papritur e përfaqësuesve të klubit zikaltër, e cila ka nisur që fundjavën e kaluar. Duke parë se Kapelo nuk ka ndërmend të lëvizë nga Anglia, e cila ka bërë të ditur respektimin e kontratës deri në vitin 2012, Masimo Morati kërkon të marrë në Milano një prej teknikëve më të mirë të kampionatit anglez.
Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi The Sun, që shkruan se klubi italian është shumë pranë arritjes së një akordi me teknikun spanjoll të Liverpulit. “Interi kërkonte që të gjithë të mendonin se do të merrte Kapelon dhe në këtë mënyrë askush nuk u interesua se çfarë bënte Benitez”, ka thënë një burim anonim për tabloidin, që bën të ditur se ka patur një takim mes palëve. Ndërkohë, Interi ka patur edhe një takim me Gus Hidink, por duket e vështirë që holandezi të prishë kontratën me Federatën Turke.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›