E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laç, policia parandalon një vrasje

Një person u arrestua nga policia në qytetin e Laçit me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.
Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të policisë të cilat thanë se është arrestuar në flagrancë shtetasi Bajram Vokrri,46 vjeç.
Ndalimi i tij është bërë në kohën kur ky person, po tentonte të qëllonte me armë shtetasin me iniciale T.A.
Policia tha se mes dy protagonistëve të ngjarjes ka pasur një konflikt pas një mosmarrëveshje të çastit.
Në këtë kohë, i arrestuari ka nxjerrë armën duke tentuar të qëllojë në drejtim të personit tjetër por ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme.
Autori i dyshuar i ngjarjes është ndaluar dhe po merret në pyetje në policinë e Laçit ku ndodhet edhe personi tjetër i përfshirë në konflikt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›