Borxhi tatimor i bizneseve 2.6 mld lekë, pritet amnistia fiskale
TIRANE- Vlerësohet në 2.6 miliardë lekë borxhi tatimor që pritet të falet nëpërmjet amnistisë fiskale. Drejtuesit e administratës tatimore shpjegojnë se ky borxha ka ardhur në rënie megjithëse zerimi i tij është i pamundur në kushtet kur ka biznese që kanë detyrime të pashlyera që prej vitit 1996.
Administrata tatimore u ka ofruar bizneseve që kanë borxhe të mëdha , mundësinë e shlyerjes me këste të detyrimeve të tyre. Bëhet fjalë kryesisht për ato subjekte që kanë edhe probleme financiare.
Amnistia fiskale e propozuar nga komuniteti i biznesit dhe i mbështetur nga Ministria e Financave pritet të zerojë për herë të parë jo vetëm borxhin tatimor por dhe atë doganor, por të legalizojë edhe shumë asete duke injektuar në ekonomi një shumë rreth 3 miliardë euro.
(e.nNews24/BalkanWeb)