E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk u paraqit në gjyq. Lëshohet urdhër arresti për Albin Kurtin

Paneli i gjykatësve që gjykon cështjen e kreut të lëvizjes "Vetvendosje" Albin Kurti ka vendosur arrestimin e tij, pas mosparaqitjes në seancën e sotme gjyqësore. Forcat e policisë deri tani nuk kanë mundur të identifikojnë vendndodhjen e Kurtit, ndërkohë që një pjesë e gjykatësve nuk kanë qenë gjithashtu të pranishëm në seancën e sotme gjyqësore ndaj ndaj Albin Kurtit.

Kreu i levizjes "Vetëvendosja" akuzohet për pjesëmarrje në turmën që ka kryer vepra kriminale, pjesëmarrje në një grup që ka penguar zyrtarët të kryejnë punën e tyre dhe për thirrje për rezistencë me forcë, ose me kërcënim të rëndë në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 në Prishtinë, ku u vranë 2 protestues dhe u plagosën mbi 80 të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›