Lac vritet me arme 42 vjecari Parjet Abazi
Një 42-vjeçar ka mbetur i vrarë në Laç. Parjet Abazi biznesmen i njohur nga Tirana është vrarë me armë zjarri në një kazino në qendër të qytetit të Laçit.
Sipas dëshmive të para dyshohet se 42 vjeçari Abazi është vrarë nga personat me të cilët është zënë në ambientet e kazinosë.
Viktima mendohet se ka qenë në makinën TR 7750 N dhe dyshohet se është thirrur nga makina nga ku është qëlluar me pistolete nga afër.
Menjëherë në vendngjarja ka mbërritur policia dhe sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se viktima është vëllai i deputetit të PS-se Sadri Abazi.
Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat si të dyshuar për ngjarjen. Drejtori i Policisë Lezhë, Muharrem Furriku ka përjashtuar vrasjen për motive politike ndërkaq që po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.