Vrasja ne Lac ndalohen 12 vete

Vetëm pak orë kanë kaluar nga vrasja 42-vjeçarit në qytetin e Laçit, ndërkohë që policia e Lezhës, sipas drejtorit Muharrem Furrikut, ka bërë ndalimin e 12 personave të dyshuar si persona që kanë dijeni për krimin. Furriku tha për abc neës se policia është afër zbardhjes së plotë dhe po punohet për kapjen e autorit që besohet të ketë patur probleme hasmërie me viktimën.
Parjet Abazi biznesmen i njohur nga Tirana u vra mbrëmjen e së hënës me armë zjarri në një kazino në qendër të qytetit të Laçit. Sipas dëshmive të para dyshohet se 42 vjeçari Abazi është vrare nga personat me të cilët është zënë në ambientet e kazinosë. Viktima ndodhej në makinën TR 7750 N dhe dikush e ka thirrur nga makina nga ku është qëlluar me pistoletë nga afër.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta policia dhe ngjarja çastet e para ngriti mjaft dyshime se krimi kishte lidhje me politikën për shkak se viktima është vëllai i deputetit të PS, Sadri Abazi.
Por ishin drejtues të policisë në qarkun e Lezhës ata që hodhën poshtë këtë version, duke shtuar se ngjarja me tepër ka për motiv hakmarrjen. Ndërkaq që në momentet e para pas vrasjes janë bërë shoqërime dhe ndalime të shumtë, të personave që janë ndodhur afër vendit të ngjarjes, por edhe të atyre që sipas ekspertëve të policisë kanë dijeni për problemet që biznesmeni ka me persona në zonën e veriut.