E Diel, 1 Nëntor 2026

Laç, vritet vëllai i deputetit të PS-së Sadri Abazi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Laçit ndërsa një 42-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Parjet Abazi, 42 vjeç, vëllai i deputetit të PS-së Sadri Abazi është qëlluar me armë zjarri në një kazino në qendër të qytetit.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas policisë, ngjarja nuk ka lidhje me fushatën elektorale, por dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit mes viktimës dhe autorit.
 

Ndërkohë policia ka ngritur postoblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›