E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, shpërthim në qendër tregtare s'ka të lënduar

LEZHE- Një shpërthim ka ndodhur gjatë orëve të natës në një qendër tregtare në Lezhë. Nga të dhënat e para mësohet se një sasi tritoli ishte vënë në pjesën e sipërme të ndërtesës tregtare “Neptun”, në qendër të qytetit. Qëndra tregtare ishte inauguruar vetëm një ditë më parë. Policia konfirmon se nuk ka viktima a të plagosur, por vetëm dëme materiale. Ka nisur hetimet për të zbardhur autorët e vendosjes së tritolit në qendrën tregtare.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›