Standardet në zgjedhje, ambasadorët në zyrën e Berishës
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha gjashtë ditë para zgjedhjeve lokale është takuar me tre ambasadorët më të rëndësishëm të akredituar në Tiranë, atë amerikan Aleksandër Arvizu, ambasadorin e BE-së, Etore Sequi dhe ambasadorin e OSBE, Eugen Wolfarth.
Në zyrën e kryeministrit dje në drekë kanë shkuar tre diplomatët e lartë në Tiranë, të cilët janë impenjuar fuqishëm në këto zgjedhje lokale të 8 majit. Takimi me kryeministrin është zhvilluar për 60 minuta në zyrën e Berishës. Ndërkohë që ende nuk dihen detajet e takimit. Ndërkombëtarët në deklaratat e tyre shpeshherë u kanë kërkuar palëve, partive politike në garë që të angazhohen për zgjedhjet të lira dhe të ndershme, duke shtuar se këto janë zgjedhjet për shqiptarët pasi do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në integrimin e vendit. Ambasadori amerikan Arvizu ka apeluar gjatë gjithë kësaj kohe që partitë politike të angazhohen për një fushatë të qetë pa incidente dhe pa dhunë. Gjithashtu ndërkombëtarët kanë kërkuar që policia të luajë rolin e saj për garantimin e zgjedhjeve lokale, e mbi të gjitha të jetë e paanshme në procesin zgjedhor të 8 majit. Ndërsa është bërë e ditur gjithashtu se qeveria është përgjegjëse, për zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare.
Faktori ndërkombëtar po i kushton një rëndësi të madhe zgjedhjeve, kjo duket dhe nga fakti që vetë ambasadori amerikan Arvizu është regjistruar si vëzhgues për t’i monitoruar procesin e 8 majit. Këto votime, edhe pse lokale, do të monitorohen jo vetëm nga vëzhguesit e ODIHR-it, por edhe nga deputetët e Parlamentit Evropian.
(d.b/GSH/BalkanWeb)