E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim pranë cadrës elektorale të PS, plagoset kalimtari

TIRANË- Një shpërthim pranë cadrës elektorale të Partisë Socialiste në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 20: 15 në një kazan mbeturinash i cili ndodhet pranë cadrës elektorale të PS.

Mësohet se nga shpërthimi i ndodhur ka mbetur i plagosur shtetasi Armando Dyrmishi, i cili po kalonte pranë tendës elektorale. Uniformat blu të cilat kanë mbërritur në vendgjarje kanë bërë të mundur transportimin e kalimtarit të plagosur në Spitalin Ushtarak, ku mësohet se gjendja e tij shendetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, i cili ka nisur ekzaminimin e koshit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve, ndërkohë dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një bombule gazi, por ndërkohë po ndiqet edhe pista e pregatitjes së një bombe artizanale.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›