E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, makina përplas motorrin, 1 i vdekur

Përplasja e një automjetit me një motorë ka pasur si bilanc një të vdekur dhe një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Sauk në afërsi të shkollës së Policisë në Tiranë.

Sipas burimeve nga uniformat blu dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar i automjetit i cili ka sjellë edhe përplasjen e një motorri në të cilin udhëtonin dy persona.

Kjo përplasje ka qenë fatale për një nga personat që ndodheshin në motor, ndërsa është plagosur edhe një tjetër i cili është dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës dhe sipas burimeve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›