Tre gjeneralët e shkarkuar padisin Nishanin: Kërkojmë rikthimin në detyrë
Tiranë- Tre gjenralët e shkarkuar nga detyra pak ditë më parë kërkojnë rikthimin më detyrë dhe për këtë arsye ata kanë bërë sot një kallzim penal ndaj presidentit Bujar Nishani, duke e cilësuar si të paligjshëm lirimin nga detyra.
Nëpërmjet tre padive të ndryshme, ata kërkojnë pezullimin e dekretit të kreut të shtetit dhe urdhërin e ministrit Arben Imami. Ata kërkojnë kthimin në detyrë me argumentin se dekreti është i paligjashmë ndërsa urdhëri i minitrit jashtë procedurave ushtarake.
Pak kohë më parë tre gjeneralët Sandër Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi, të e kanë cilësuar të paligjshëm dekretin për shkarkimin e tyre. Gjeneralët kanë thënë se dekretet janë publikuar me vonesë duke akuzuar se kreu i shtetit injoroi ligjin.
Ish-gjenerali, Abaz Lleshi i ka kërkuar kreut të shtetit që të tregojë se në cilin nen është mbështetur për të marrë vendimin për shkarkimin e tyre. Gjithashtu ka ngritur dyshimet se Forcat e Armatosura kryejnë punë të rëndësishme, por që nuk u përket.
Dekretet e Presidentit për lirimin nga detyra kanë mospërputhje ligjore dhe janë dërguar në rrugë postare. Presidenti ka injoruar ligjin pasi dekretet e tij janë publikuar me vonesë. Heshtja nuk i shërben askujt, ata që kanë bërë këtë të japin një shpjegim. I bëjmë thirrje presidentit të na citojë nenin ku është mbështetur për shkarkimin tonë,- janë shprehur tre gjeneralët.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra tre gjeneralët e Forcave te Armatosura. Dekretet mbajnë datën 21 maj 2013.
Ndërkohë pak minuta më pas reagoi Ministrtia e Mbrojtjes, e cila nëpërmjet një deklarate për mediat shprehet se e gjithë procedura e shkarkimit është bërë në bazë të ligjit.
Sipas MM-së, pretendimet e tyre janë absurde, sepse ata janë lajmëruar personalisht nga Shefi i Shtabit të FA. Madje sipas saj është përgatitur edhe një ceremoni për lirimin e tyre, por gjeneralët e kanë kundërshtuar.
“Pretendimi për heshtje apo mos vënie në dijeni, nuk qëndron sepse: Me daljen e dekreteve të Presidentit të Republikës, Shefi i Shtabit të FASH ka komunikuar individualisht me secilin prej gjeneralëve, në respekt të plotë të njoftimit në kohën e duhur dhe personalisht, për të shmangur me sa mund njoftimin, së pari nga mediat, siç edhe ka ndodhur në raste të tjera të ngjashme. Ministria e Mbrojtjes ka propozuar edhe organizimin e një ceremonie të largimit nga detyra, ceremoni kjo e refuzuar prej tyre’,- tha drejtoresha e Kabinetit të ministrit të Mbrojtjes, Donika Çapi.