SHBA e Rusia “thyejnë shtizat” për Kosovën në mbledhjen e KS
NJU JORK- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia i kanë “thyer shtizat” edhe një herë për Kosovën gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën, që është duke u mbajtur sot në Nju Jork. Përfaqësuesi amerikan ka shprehur mbështetjen për Kosovën, duke bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërsa përfaqësuesi rus ka bërë thirrje për zbatimin e Rezolutës 1244.
Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Suzan Rice, ka deklaruar se shteti i saj do të vazhdojë të jetë përkrahëse e madhe e Kosovës, ndërkohë që i ka bërë thirrje qeverisë në Prishtinë që të vazhdojë të angazhohet për fituar besimin e qytetarëve serbë.
Qeveritë në Prishtinë dhe në Beograd duhet që të vazhdojnë të mbështesin zbatimin në praktikë të marrëveshjeve të arritura. Duhet që të ketë përkushtim që zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, e për këtë një rol të rëndësishëm do ta luajë OSBE-ja.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin ka deklaruar se baza e vetme për zgjidhjen e çështjeve në Kosovë është Rezoluta 1244 institucionet e Kombeve të Bashkuara duhet ta kenë fjalën kryesore.
“Ashtu siç e tha qartë përfaqësuesi i UNMIK-ut, ka pasur incidente të shtuara, të motivuara etnikisht, që është një sinjal të keq. Enklavat e mëdha të serbëve janë duke u zvogëluar, ndërsa janë prishur edhe disa varreza”, ka thënë Churkin.
Ambasadori rus gjithashtu ka përendur raportin e eurodeputetit Dick Marty, dhe ka kërkaurnga EULEX-i që të shtyjë përpara hetimet për pretendimet që përmenden në këtë raport.
(m.a/tg/BalkanWeb)