Laç, i sëmuri mendor mban 2 orë peng familjen e tij
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në fshatin Vinjollë të Kurbinit, ku 24-vjeçari, i identifikuar si Klevis Balloku, mbajti të izoluar katër anëtarët e tjerë të familjes së tij.
Policia mbërriti në vendngjarje menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe nisi negociatat me pengmarrësin për lirimin e pengjeve.
Mësohet se pas gati 2 orësh, negociatat rezultuan të suksesshme dhe 24-vjeçari la të lirë familjarët.
Më pas ai u largua nga banesa në drejtim të paditur, ndërsa Policia është vënë në ndjekje të tij.
(16:47) Kurbin, i sëmuri mendor merr peng familjen e tij
Kurbin - Një person me shqetësime mendore ka marrë peng familjen e tij, teksa policia po zhvillon operacionin për lirimin e pengjeve.
Ngjarja ndodhi në fshatin Vinjollë të Kurbinit, ku i sëmuri i ka kërcënuar ata me armë. Forcat e rendit shkuan në vendngjarje, ku ka nisur punën për lirimin e familjarëve, teksa pritet edhe arrestimi i autorit.
Policia nuk ka mundur të bindë autorin për lirimin e familjarëve të tij ndërsa puna vazhdon ende. Forca të shumta policie gjenden pranë banesës së të sëmurit. /Start/
2012-03-05 17:56