Laç, një makinë përplas për vdekje një 9-vjeçare

Vogëlushnja, M. Vokrri, humbi jetën në lagjen Nr 2 të qytetit, teksa po kalonte rrugën. Policia bëri me dije se shkaktar i aksidentit është shtetasi Artur Stojani, 24-vjeç.
Përplasja ishte fatale për vajzën, të cilën automjeti e ka hedhur disa metra larg. Vajza ishte nga fshati Ulëz i Burrelit tek tezja në Laç, por ajo nuk u kthye më e gjallë në banesë. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur ngjarjen. /Start/
2012-06-25 14:47