Kukës, një shtetas arrestohet me armë

Burime zyrtare bënë me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Blerim Coka, 32-vjeç, banues në lagjen e Re, Kukës, me arsim 8-klasë, i dënuar më parë për vjedhje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale, 1 armë zjarri, tip pistoletë e prodhimit Jugosllav, 2 krehra pistoletë, si dhe 13 copë fishekë model 54 te kalibrit 7.62 mm.
Drejtoria e Policisë Qarku Kukës ka bërë dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armeve dhe municioneve luftarake”. /Start/
2012-06-25 15:08