E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres sekuestrohen 107 kilograme kanabis

107 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar mbrëmjen e së dielës në Portin e Durrësit. Policia e cila kishte marrë informacion në rrugë operative, sqaron se lenda narkotike ishte e ndarë në 99 pako dhe ishte e fshehur në pjesën fundore të kamionit tip frigorifer me targa AA 913 DI. Menjëherë pas sekuestrimit të lëndës narkotike, policia e qytetit bregdetar arrestoi drejtuesin e mjetit, si poseduesin e lëndës narkotike 45 vjecarin Bardhyl Dumi, me origjine nga Peshkopia. Sipas policisë drejtuesi i mjetit ka tentuar të kalojë lëndën narkotike e cila ishte e fshehur në kamion nëpermjet pikës kufitare të portit të Durrësit me një nga tragetet e linjës Durrës- Bari. Nga ana e grupit hetimor po punohet me shume mbi origjinen dhe destinacionin e droges, e cila paraprakisht dyshohet te jete Italia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›