Laçi: Janë izoluar flakët,nuk ka rrezik për depozitat e gazit

Shefi i zjarrëfikseve Dylaver Laçi është shprehur për 'Ora News' se zjarri ka pasur pasoja të mëdha. Sipas shefit të zjarrëfikësve lufta kundër zjarreve është bërë në drejtimin me karburantet. Laçi gjithashtu shtoi se zjarrëfikësit kanë marrë masa për evakuimin e banorëve aty afër. Shefi i zjarrëfikseve Laçi shtoi se janë izoluar flakët dhe nuk ka më rrezik për depozitat e gazit dhe se zjarrfikësit po punojnë me përgjegjshmërinë maksimale që flakët të mbahen të izoluara dhe të mos përpahen jashtë ambienteve të kompanisë "Ardeno"