E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, zjarr gjigant ne fabriken e drurit “Ardeno”

Nje zjarr gjigant ka perfshire oret e para te mengjesit magazinat e firmes “Ardeno” ne kilometrin e gjashte te autostrades Tirane-Durres.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, i cili eshte ende jashte kontrollit, pavaresisht punes se zjarrfikesve qe kane mberritur menjehere ne vendngjarje.

Magazinat kishin produkte druri dhe hekuri. Prane murit rrethues te repartit te drurit te firmes “Ardeno” ndodhen edhe banesa. Sipas burimeve te forcave zjarrfikese flaket pervec djegies se fabrikes se drurit rrezikojne te perfshijne dhe depoziten e gazit “Sofi Gaz”, qe ndodhet fare prane zjarrit, si edhe piken e karburantit “Tirana Petrol”, duke sjelle nje katastrofe humane.

Zjarrfikesit po perpiqen te vene ne kontroll flaket, por situata eshte e rende pasi kane mungesa te theksuara te furnizimit me uje. Policia nuk konfirmon persona te lenduar nga flaket e zjarrit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›